
Fjalia “tigër prej letre” që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla përmendi të shtunën në Forumin e Dubrovnikut referuar Bashkimit Evropian në aspektin e sigurisë, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është skandaloze në llojin e vet.
Dedaj në Info10 në Kanal10 ka akuzuar qeverinë Kurti që sipas tij, ose nuk kanë njohuri për qeverisje, ose po punojnë për agjenda të huaja, transmeton Gazeta10.
“Nuk ka sesi me ndiku ndryshe, sesa negativisht. Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe relacionet me partnerët tanë ndërkombëtarë që e kanë bërë realitet pavarësinë e Kosovës, janë skandal në llojin e vet, të vilat s’i ka bërë kurrë Kosova, as pasluftes e as gjatë luftës. Këta ose s’po dijnë çka po bëjnë ose janë duke punuar për agjenda tjera jashtë integrimeve euro-atlantike, në fakt për Rusinë e Serbinë. Ta kritikosh SHBA-në, BE-në e NATO-n s’ka tjetër alternativë.”, tha Dedaj në Info10.
“Të rëndë përtoke”, e ka quajtur ai diplomacinë kosovare që sipas tij, asnjëherë deri më tani nuk ka ndodhur që Kosova ta ulë kokën para aleatëve ndërkombëtarë, siç po ndodhë tani pas kërkesave të tyre ndaj Kosovës.
“Politika e Jashtme e Kosovës, pa dasht me fy askënd, është e rëndë përtoke. Nuk mbahet mend, sepse unë në skenën politike që nga vitet 90. Se mbajë mend asnjëherë në jetën time politike, ta ulim kokën para akterëve e miqëve ndërkombëtarë, përveç këtyre dy viteve.”, u shpreh tutje Dedaj. /Gazeta10.