Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“TikTokera, futbollera, Big Brother”, Matoshi ‘çartet’ kur flet për listat e kandidatëve për deputetë

Gazeta10
12 December 2024 - 21:59

Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpra listat e kandidatëve për deputetët të partive politike.

Ai ka thënë se në listat e partive ka parë njerëz që nuk e kanë idenë se çka është shteti e çka është kombi.

“S’kanë ide të lirisë, nuk e dinë çka është shteti, nuk e dinë çka është kombi, se dinë çka është etniteti sen bre hiç sen”, tha Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, Matoshi tha se listat e parive janë me tiktokera e futbollera.

“Tash i shoh listat tiktoker, Big Brothe, futboller, babai futbolleri, çika e heroit, çika e dëshmorit, gruaja e viktimës, qysh cila është cilësia këtu”, ka thënë Matoshi.

“Ai njëri që hala në shekullin 21 shtetin modern ma paraqet me dy flamuj, ai kombëtar ky shtetëror, ai nuk e meriton me hi në struktura të shteti. Është antikushtetuese, nuk ka shtet në botë me dy flamuj. Unë i pash listat, dikush që unë e kam konsideruar vlerë nuk ka dhënë asgjë në Kuvend, me taksa tona aty paguhen njerëz me duartrokit”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/ 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.