
Szunyog: Kushtetuesja të jetë e lirë nga presioni politik, të zbatohet aktgjykimi për Manastirin e Deçanit
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it dhe disa ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë, ka vizituar sot Gjykatën Kushtetuese.
Szunyog ka theksuar se se Kushtetuesja duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik.
“Për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Po ashtu, Szunyog ka kërkuar që të zbatohet aktgjykimi për Manastirin e Deçanit, transmeton lajmi.net.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit”, ka shkruar Szunyog.