Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Topalli: Asociacioni s’e zgjidh problemin e serbëve, ata do të shkëputën nga Kosova

Gazeta10
13 March 2023 - 21:55

Sipas Faton Topallit serbët që jetojnë në Kosovë herët apo vonë do të shkëputën nga Kosova.

Por, pavarësisht kësaj Topalli mendon që as me zbatimin e marrëveshjes së Ascoacionit, çështja e serbëve të Kosovës nuk mund të zgjidhet, shkruan Gazeta10.

Ai tha se kjo marrëveshje e vitit 2013 e nënshkruar nga Kosova e Serbia, është vetëm garancë që do të vazhdojë edhe më tej nacionalizmi në Kosovës.

“Kurti e Vuciq do të mund të merreshin vesh se cila do të jetë zgjidhja, pse vetëm Asociacioni po mbetet. Serbët e Kosovës s’janë të gatshëm të jetojnë në Kosovë. Serbët herët apo vonë, do të shkëputën nga Kosova. Serbia e ka humbur Kosovën. Çështja e serbëve të Kosovës nuk zgjidhet përmes Asociacionit. Asociacioni është garanca më e madhe që do të vazhdojë nacionalizmi në Kosovë. Serbët s’janë të gatshëm të jetojnë në Kosovë.”, tha Topalli në Politiko.

Ai kashtuar se serbë në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat e tyre dhe se të gjitha modelet evropiane janë të përfshira në Planin e Ahtisarit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.