
Faton Topalli e ka quajtur sitatë të jashtëzkonshme, gjendjen aktuale në veri të vendit, aty prej nga Politiko është duke e zhvillhuar edicionin special.
Sipas Topallit, me situatën e acaruar e të rëndë në këtë pjesë të vendit, vërehët dëshira e madhe e qytetarëve të veriut, për një normalizim të raporteve, raporton Gazeta10.
‘Kur i sheh rrugët e zbrazëta e policët e vendosur këtu, ka një ndjenjë të çuditshme duke e përmendur luftën. Kjo situatë për mua është e jashtëzakonshme. Këtu të krijohet një ndjenjë që lufta s’ka përfunduar. Dëshira e qyetetarëve që të ketë normalitet, verehët edhe këtu. Situata është e acaruar, është tepër e rëndë. Liria nuk është e plotë, përderisa Mitrovica është në këtë gjendje”, tha Topalli në Politiko. /Gazeta10