
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli duke komentuar Konferencën e Bashkimit Evropia me liderët e Ballkanit në Shkup, ka thënë se ky takim ka për qëllim të jap një sinjal për vendet e Ballkanit Perëndimor se kanë një të ardhme evropiane.
Sipas tij, ka kaluar koha kur shtetet e Ballkanit Perëndimor janë ‘kënaqur’ vetëm me premtime boshe nga Bashkimi Evropian, raporton gazeta10.
“Tani ka ardh koha që Bashkimi Evropian të bëjë hapa konkret rreth integrimeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo tashme ka nisur të ndodh”, ka thënë Topalli në ‘Raport Special’ në Kanal10.
Ai ka folur edhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, duke e vlerësuar të brisht.
“Nuk është cilësuar kot Ballkani si fuqi baroti. Këto thirrjet për luftë, aramtimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor, flasin për një çëshjte destruktive dhe ndoshta primitive të popujve të Ballkanit për t’i zgjedhur problemet që kanë me njëri-tjetrin”, ka thënë Topalli./Gazeta10/
Deklaratën e tij për këtë çështje e gjeni me poshtë…