Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Totaj për vizitat në Hagë: Çlirimtarët shpesh thonë se ne jemi mirë kur Kosova është mirë

Gazeta10
02 April 2023 - 14:15

Kryetari i Prizreni Shaqir Totaj ne një lidhje direkte ne televizionin Kanal10 ka treguar se kjo nuk është një protestë por është një marsh për drejtësi, raporton Gazeta10.

Ai ka treguar se ka mbështetur platformën “Liria ka Emër”, dhe se nga Prizreni kanë shprehur vullnetin rreth dy mijë veta t’i bashkohen këtij marshi.

Totaj ka treguar se në Hagë ka vizituar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin duke theksuar pafajësinë e tyre e uruar në lirimin e tyre.

“Unë në Hagë kam takuaar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ata ishin shumë mirë, ata kanë një moral të jashtëzakonshëm, gjë që na bënë edhe neve më të fortë sepse do të kemi drejtësi dhe do të lëvizim përpara dhe unë besoj shumë se ata persona janë të pafajshëm dhe uroj të ketë drejtësi për ta.”, ka shtuar Totaj.

Ai ka thënë se clirimtarët shpesh i kanë thënë se ata janë mirë kur Kosova është mirë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.