Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Totaj: Qeveria anuloi 7 projekte milionëshe dhe strategjike

Gazeta10
20 July 2023 - 9:52

I ftuar në emisionin “PolitikOFF” me gazetarin Kushtrim Sadiku, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përtej gares në karting që ka zhvilluar me kolegët e partisë së tij, ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të vendit duke shprehur shqetësimin që politika në nivel nacionale nuk është duke bërë sa duhet për ta suportuar biznesin.

Sipas tij përkundër kësaj politika në nivel nacional është duke targetuar biznesin.

“Kjo sinqerisht është për të ardhur keq sepse në esencë pa zhvillim ekonomik nuk mund të këtë as zhvillim politik”, tha Totaj.

Totaj njoftoi se Qeveria e Kosovës para një muaji pa asnjë arsyetim ligjor ka anuluar 7 projekte strategjike, ku minimumi projekti më i vogël ka pasur vlerën 35 milion euro.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.