
Klubi nga kryeqyteti anglez, Tottenham ia ka caktuar çmimin sulmuesit dhe kapitenit të tyre, Harry Kane.
Ndër ekipet më të interesuara për shërbimet e anglezit, është edhe Manchester United, por nëse “Djajtë e Kuq” dëshirojnë që ta kenë në ekip Harry Kane duhet të paguajnë të paktën 100 milionë euro.
Sipas mediave angleze, Spurs nuk dëshirojnë që ta shesin Kane te rivalët e tyre në Angli dhe do të provojnë që ta bindin atë të rinovojë kontratën me ta, kontratë e cila i skadon në qershor të 2024-tës.
29-vjeçari ka tërhequr interesim edhe nga Bayern Munchen e Real Madrid, mirëpo prioriteti i tij është Premier League, pasi ai dëshiron të thyejë rekordin e Alan Shearer, për më së shumti gola të shënuar në këtë ligë (260).
Harry Kane këtë sezon ka 38 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar 22 gola e ka dhuruar 4 asistime.