Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedi në Gjermani: Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare, pastaj kryen vetëvrasje

Gazeta10
25 February 2025 - 21:33

Policia gjermane ka gjetur sot në mëngjes trupat e pajetë të tre personave në një shtëpi në qytetin Neumark, në rajonin e Saksonisë.

Ndër të vdekurit janë dy fëmijë të vegjël – një djalë pesëvjeçar dhe motra e tij dyvjeçare, raporton Berliner Kurier.

Policia mori një telefonatë rreth orës 8:30, pas të cilit inspektorët e policisë kriminale dhe administrata e policisë në Zwickau shkuan në vendngjarje.

Sipas informacioneve të deritanishme, fëmijët janë vrarë nga babai i tyre 55-vjeçar, i cili më pas ka kryer vetëvrasje duke u varur në apartament. Motivi i krimit nuk dihet.

Policia gjermane po vazhdon hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.