Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tragjedi në Kavajë, mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij

Gazeta10
09 July 2023 - 14:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë. Tre pjesëtarë dyshohet të jenë të një familje kosovare, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.

Sipas njoftimit të Policisë atje, njësitë përkatëse kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Gazetarja e Euronews Albania, ka raportuar në një lidhje direkte se qytetarët e pranishëm kanë thënë se ambulanca ka ardhur një orë e gjysmë me vonesë. Gjithashtu ajo ka shtuar se në vendin ku ndodhi tragjedia nuk kishte as roje bregdetare.

Mirëpo, disa media të tjera në Shqipëri kanë raportuar se tre viktimat nuk janë nga Kosova por nga Tirana. Deri më tani nuk dihet saktë shtetësia e tyre, Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar.

*Fillimisht nga Policia e Shtetit është raportuar se viktimat janë shtetas kosovarë, e më pas në një njoftim të përditësuar thuhet se janë nga Tirana.

Njoftimi i Policisë sipas Euronews Albania:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai  rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por  të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.