Mëngjesi i së mërkurës ishte tragjik për një të mitur në fshatin Fushticë të Poshtme të Drenasit, pasi i njëjti u aksidentua për vdekje në rrugën Carralevë-Komoran.
Lidhur me këtë rast të rëndë, policia ka zbardhur detaje të reja, ku përmes raportit zyrtar ka bërë të ditur se viktima derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident.