
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Jabllanicë të Gjakovës, ku një shtëpi është shembur, duke zënë brenda tre të mitur.
Mësohet se viktimat janë një 14-vjeçar dhe dy të tjerë 15-vjeçarë, dhe janë nga familje të ndryshme.
Mësohet se fëmijët u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin e Gjakovës.Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, tre të miturit nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda dhe kanë ndërruar jetë.
Trupat e tyre ndodhen në Spitalin e Gjakovës, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e shembjes së shtëpisë.