Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedia në Koçan: 101 pacientë të lënduar nga zjarri po trajtohen jashtë vendit

Gazeta10
19 March 2025 - 11:47

101 pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan po trajtohen jashtë Maqedonisë së Veriut.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një konferencë për media ku ka dhënë edhe detaje të tjera rreth tragjedisë.

“72 orë pas tragjedisë së Koçanit, asnjë të vdekur prej këtyre që e përjetuan këtë tragjedi, për momentin. Në shtet te ne mjekohen afër 78 pacientë, 65 janë në klinikat shtetërore dhe 13 janë në klinikat private. 101 pacientë janë jashtë shtetit. Pas mbledhjes së Shtabit të Krizës, konstatuam se të gjithë pacientët fatmirësisht janë në gjendje relativisht stabile. Shpresoj që dalëngadalë disa prej këtyre pacientëve t’i lëshojmë në shtëpi”, tha Taravari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.