
Këshilltarja politike e Ministrit të Kosovës Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me politikë të pamatur i ka shtyrë serbët në veri në veprimatari ilegale, raporton Gazeta10.
Trajkoviq ka thënë se kërkesat e tyre zhvlerësohen sa herë që lidhen me dhunë dhe destabilitet.
Trakoviq ka pyetur se kush e ka marrë këtë vendim të gabuar, duke aluduar në presidentin e Serbisë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Me një politikë të pamatur serbët në veri u shtynë në veprimtari ilegale. Kërkesat e tyre zhvlerësohen sa herë që lidhen me dhunën dhe destabilizimin.
Kush e ka gjykimin e gabuar këtu? Kush e mori këtë vendim të gabuar?
Dihet”, ka shkruar Trajkoviq në llogarinë e saj në Twitter. / Gazeta10