Gazeta10

Trajkoviq: Ndoshta po përgatiten sanksione për pjesën ekstreme të Qeverisë së Kosovës, situata e sigurisë është e rëndë

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq tha se kryeministri Albin Kurti po punon për ta shkatërruar planin e Martti Ahtisaarit.

“Ai në fakt ka punuar për të shkatërruar planin e Ahtisaarit, ka hyrë në projektin e shkatërrimit të rregullimit kushtetutës të Kosovës”, tha ajo.

Trajkoviq, e cila në fund të vitit 2022 është emëruar emëruar këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha në një intervistë në N1 se “ndoshta po përgatiten sanksione për pjesën ekstreme të Qeverisë së Kosovës, të mbledhur rreth Kurtit dhe ministrit të Mbrojtjes”.

“Do të bëjnë diçka për ta frenuar Policinë, sepse Qeveria e Kosovës po e përdor Policinë për ta shkatërruar rendin kushtetues të Kosovës”, tha ajo.

Ajo tha se aktualisht në Kosovë janë trefishuar kontrollet kufitare të KFOR-it.“Kemi një situatë të rëndë të sigurisë, me rrezik të shndërrimit në konflikt rajonal, prandaj bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë Kurtin ta përshkallëzojë situatën”, tha Trajkoviq.Kurti, siç thotë Trajkoviq, hyri në konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n “duke e çuar Kosovën në izolim”. Sipas saj, SHBA-ja nuk e ka sanksionuar vetëm Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vetëm me të “ka ende komunikim të mirë”.

NË FOKUS

driloni
Ky është personi që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza” në lagjen Aktash
MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
lajmi
Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
d636feea-5786-4684-90dc-a770ff120762
Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit (VIDEO)
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
aferdita
Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj