Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Trajkoviq-Vuçiqit: Je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit

Gazeta10
16 December 2022 - 18:34

Rada Trajkoviq e cila është ndaluar nga Serbia në pikën kufitare në Merdare e ka quajtur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si barabarin më të madh antieuropian në tokën e Ballkanit, raporton Gazeta10.

Trajkoviq fillimisht ka rrëfyer disa rrethana me të cilat aktualisht po përballet.

Më tej, Trajkoviq ka thënë se askush nuk po zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve me mendim ndryshe.

Këtu keni postimin e plotë:

“Nata po afron. Po bie shi. Është ftohtë. Ende jemi në punktin e Merdares. Asnjë  shtetar në rajon nuk zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve që s’kanë mendime të njëjta politike. Ja në diçka ia dole të fitosh Aleksandar Vuçiq: je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit” ka shkruar Trajkoviq në llogarinë e saj e në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.