Sport

Trajneri Batatina i befason të gjithë: Do bisedojmë me presidencën për blerjen e klubit shqiptar

Gazeta10
13 Nëntor 2024 - 11:11

FC Shkupi mund të ketë sponsor të ri nga Kosova. Bëhet fjalë për familjen Batatina.

Tahir Batatina ka konfirmuar se kanë interesim dhe se do të nisin bisedime me drejtuesit e Shkupit për blerjen e klubit nga Çairi.

“Po, do të flasim me drejtuesit e klubit për këtë mundësi. Pas bisedimeve do të shohim se si do të rrjedhë situata e mëtutjeshme”, deklaroi trajneri i FC Llapit, Tahir Batatina.

Kujtojmë se disa ditë më herët, u tha se presidenti aktual turk, Olgun Aydin pritet të largohet nga FC Shkupi, pasi akuzojnë për padrejtësi dhe mes tjerash njoftuan se tërhiqen nga garat e Ligës së Parë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.