Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trajneri i Marokut, Regragui: Nuk po frikësohemi, jemi të uritur dhe te çmendur

Gazeta10
13 December 2022 - 14:55

Maroku është në kërkim të mrekullisë së radhës në Botërorin e Katarit teksa kombëtarja afrikane përballet në gjysmëfinale me pretendentët e Francës.

Megjithatë, trajneri i marokenëve, Walid Regragui në konferencën për shtyp para sfidës la të kuptohet qartë se nuk i druhet sfidës me “Gjelat”, madje theksoi se në fushën e lojës përveç kualitetit të rëndësishme janë mendja dhe zemra teksa shtoi se skuadra e tij është e uritur dhe pak e “çmendur”.

“Është e vërtetë se kemi dëmtime, por në këtë fazë të kompeticionit nuk ka asnjë lojtar titullar dhe asnjë rezervë. Në fushë do të zbresë skuadra më e mirë dhe çelësi është të kemi mentalitetin e duhur, mendja dhe zemra janë shumë më të rëndësishme se pjesa tjetër.

“Në stadium pritet të jenë rreth 20.000 marokenë, ndaj për ne do të jetë si të luajmë në shtëpi. Kjo është shumë e rëndësishme”.

“Dua ta ndryshoj mentalitetin e atyre që thonë se ne tashmë e kemi arritur suksesin tonë, skuadra mund të arrijë edhe më tepër. Shpresoj që kundërshtari të mos na respektojë sepse nëse e bën, atëherë do të luajë në maksimum dhe për ne do të jetë e vështirë.

Dueli Hakimi-Mbappe? “Nëse është dikush që e njeh mirë Hakimin, ai është Mbappe. Ai stërvitet çdo ditë me të dhe për fatin tonë të keq, Franca nuk ka vetëm Mbappe. Kur sheh kualitetin e Griezmann apo Dembele kupton çfarë ekipi është Franca. Por, nuk do të ketë asnjë mbulim special për Mbappe. Do të jetë një duel i bukur Hakimi-Mbappe dhe nuk do t’i bëjnë surpriza njëri-tjetrit. Hakimi do të jetë super i motivuar për ta mundur shokun e skuadrës te PSG”, u shpreh Regragui.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.