
Qëndrimi i gjatë i Cristiano Ronaldos te skuadra arabe, Al Nassr, nuk është plotësisht i sigurt.
Sky Sports ka shkruar të martën se në kontratën e Ronaldos me klubin arab është klauzola për kalimin e tij te Newcastle, nëse skuadra e Premier Leagues kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo tashmë ka udhëtuar për në Arabinë Saudite, ndërsa prezantimi i tij zyrtar bëhet sonte.