Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Transferohet nga Shqipëria në Kosovë një i dënuar për trafikim armësh

Gazeta10
12 Maj 2026 - 16:19

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar me sukses transferimi i një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë, në bashkëpunim me institucionet relevante të drejtësisë dhe autoritetet shqiptare.

Sipas njoftimit, transferimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës dhe institucionet kompetente.

“Me datën 12.05.2026 është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, shtetasi i Kosovës R.F., i dënuar në shtetin e Shqipërisë për veprën penale: ‘trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 287/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Policia bëri të ditur se pas transferimit, i dënuari i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit.

“I njëjti pas transferimit, i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin shqiptar”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas Policisë, transferimi është realizuar përmes pikës kufitare në Vërmicë dhe nën masa të rrepta sigurie.

“Transferimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thotë njoftimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.