Gazeta10

Trashen dosjet e krimeve të Bozhidar Deliqit

Raporti: Gresa Bardhecaj  

Pjesëtarë të shoqatës krimet e luftës “Gjakova 98&99” kanë dorëzuar tre kallëzime penale në Prokurorinë Speciale ndaj nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në këtë rajon. Nga kjo shoqatë kanë thënë se kanë mbledhur fakte dhe dëshmi të mjaftueshme të cilat dëshmojnë se Deliq ka marrë pjesë dhe ka dhënë urdhër për të kryer krime, raporton Kanal10. 

Me gjithë reagimet e kundërshtimet, para pak ditësh u ul në karrigen e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë.  

Por, para se ta merrte këtë post, Bozhidar Deliq, ka marrë pjesë në shumë masakra që janë kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit.   

Për të dokumentuar krimet e tij, tri kallëzime penale janë dorëzuar gjatë së martës në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.  

Kryetarja e shoqatës krimet e luftës “Gjakova 98&99”, Shkëndije Hoda, së bashku me Gjokë Sokolin, thonë se ka dëshmi të mjaftueshme për krimet që Deliq i ka kryer në rrethin e Gjakovës.  

Përveç tyre, kallëzim penal ndaj nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, vite më parë kishte deponuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd.   

Bekim Blakaj që udhëheq me Fondin në Prishtinë, thotë se roli i Deliqit në luftën e fundit në Kosovë është dëshmi për përfshirjen e tij në krime kundër njerëzimit.  

Janë dhjetëra raste kur janë deponuar me qindra e mijëra dosje për krimet serbe në Kosovë, megjithëse shumë prej tyre nuk kanë marr trajtim nga institucionet e drejtësisë./Kanal10 

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit