
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, më fillim në ora 13:00 sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të raportojnë Haki Shatri, ish-ministër i Financave, Bujar Dugolli, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Et’hem Çeku ish-ministri i Energjisë dhe Minierave.
Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje, raporton RTKlive.
Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj. Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje./Gazeta10
Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë.