
Tre persona janë lënduar nga një përleshje fizike të ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, shkruan Gazeta10.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë zjarri.
”Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.
Më poshtë e gjeni videon e momentit të arrestimit të siguruar nga Gazeta10./Gazeta10