Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tregu i vjetër i kafshëve s’plotëson kushtet higjienike, banorët kërkojnë investime

Gazeta10
25 October 2022 - 19:16

Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë po vazhdojnë të tregtohen ilegalishtë shpezët. Edhe pse në tregun e vjetër të kafshëve në këtë lagje gjatë ditës u panë vetëm dy shitës, qytetarët kërkuan që komuna të investojë në treg, e të rritet numri i tyre. Ata po ashtu u shprehën të pakënaqur me kushtet higjieno-sanitare në të. Ndërkaq, nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se tashmë kanë një projekt i cili parasheh të zgjidhë këtë problem.

Raporti:Arbenita Ilazi, Kamera:Valmir Gashi.

Këta janë dy shitësit e vetëm që kanë mbetur në tregun e vjetër të kafshëve në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Edhe pse po punojnë në mënyrë ilegale, ata thonë se interesimi i qytetarëve për të blerë shpezë te ta është i madh.

Qytetarët janë ankuar se ani pse dalin pothuajse çdo të martë në këtë treg, nuk kanë se çfarë të blejnë përveç shpezëve.

Për këtë edhe kanë kërkuar që komuna të rregullojë këtë hapësirë, e të përmirësohen kushtet higjieno-sanitare.

Ndërsa, nga Komuna e Prishtinës, kanë thënë se kanë hartuar tashmë një projekt i cili do ta zgjidhë problemin e tregut të qytetit.

Plator Gërdovdi, drejtor i Bujqësisë në këtë komunë ka thënë se ajo çfarë kanë planifikuar synon ta zgjidhë problemin e tregut të kafshëve dhe therrjen e tyre në mënyrë të sigurtë

Për shkak se tregu nuk plotëson kushtet higjienike sanitare për tregtim të kafshëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë disa herë ka konfiskuar kafshët dhe shpezët që shiteshin dhe therreshin ileaglisht./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.