
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se kryetarja Ekaterina Trendafilova do të zhvillojë online takimet e planifikuara, në vizitën e saj në Kosovë.
Për këtë vizitë të kryetarës së Gjykatës Speciale në Kosovë, PSD-ja kishte planifikuar edhe protestë për të kundërshtuar vizitën e saj të mërkurën në orën 10:00 kur Trendafilova pritej të mbante një takim në Gjilan.
Në njoftimin nga Dhomat e Specializuara thuhet se aktiviteti do të mbahet online përmes internetit.
“Mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”, ka thënë Trendafilova .
Ajo theksoi se për shkak të sigurisë publike është marrë vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit. /Gazeta10
