Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trendafilova viziton sot Kosovën, PSD mban protestë

Gazeta10
29 November 2023 - 8:33

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ndodhet sot për vizitë në Kosovë, ndërkaq do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së. Aktivitet i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Hotelin Sirius në Prishtinë 29 nëntor, 14:30 – 16 :00”, thuhet në njoftim.

E për sot ka paralajmëruar protestë Partia Socialdemokrate.

“UÇK nuk mund të gjykohet. Vizita e z. Trendafilova në Kosovë është pikërisht për të rregulluar imazhin e kësaj gjykate të padrejtë. Gjykata Speciale është në krizë nga mungesa e thellë e legjitimitetit. PSD-ja është e vendosur që kjo përpjekje të mos arrijë qëllimin.

Trendafilova nuk është e mirëseardhur këtu.

Të bashkohemi të mërkurën me 29 nëntor, ta kundërshtojmë së bashku padrejtësinë që po mundohen t’na e interpretojnë si drejtësi”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.