Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça e cilëson jo të lehtë vendimin e FBK-së, por i njëjti sipas tyre duhet të respektohet

Gazeta10
27 October 2022 - 15:09

Në një prononcim për Kanal10 drejtori sportiv i Trepçës Izet Tahiri ka thënë se vendimi i FBK-së për ndalimin e tifozerive mysafire atyre nuk ju pëlqen por si i tillë do të rrespektohet nga klubi Mitrovicas.

“Për neve nuk është e lehtë, e dijmë se tifozët tanë janë të interesuar të na përkrahin në çdo ndeshje, si në palestren Minatori e po ashtu në secilen palester ku luajmë jashtë qytetit tonë. Por ky është vendim i FBK-s dhe ne me patjetër duhet me zbatu si të tillë”, tha për Kanal10 drejtori sportiv i KB Trepça Izet Tahiri.

Trepça nuk po kalon momente të mira në “Prince Caffe Superliga” ku së fundmi kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Lubo Minchev pas tre humbjeve radhazi. /Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.