Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trepça e fitoi titullin e kampionit në basketboll, vjen reagimi nga Bedri Hamza

Gazeta10
23 May 2024 - 23:17

Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan në finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Yllit me rezultat 67:66.

Pas 12 viteve, Trepça arrin ta fitojë titullin e kampionit, ndërsa këtë vit ishte e pandalshme, duke i fituar katër trofetë.

Pas triumfit, ka ardhur edhe reagimi nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Ai tha se me pasion, motivim e dashuri e kanë bërë Mitrovicën kryeqytet të basketbollit.

Reagimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:

Trepça, e pandalshme 

Jam i lumtur që klubin e zemrës e ripozicionuam sërish ku e ka vendin, si kampion, në krye të basketbollit të Kosovës. Suksesi, si në sport, si në punë, si në politikë, kurrë nuk vjen rastësisht. Mbështetja është gjithnjë jetike.

Me zemër të madhe, me dashurinë që vlon brenda nesh për klubin, me pasion, me trajnim, me motivim, Mitrovicën e kemi bërë kryeqytet të basketbollit.

Me atdhedashuri, me qëndrueshmëri, me punë e përkushtim, Kosovën do ta bëjmë kryeqendër rajonale të sportit.

Mitrovicën dhe Trepçën i uroj për titullin. Ndërsa, Suharekën dhe Yllin, për lojën e mirë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.