
Trepça e ka filluar furishëm edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat të thellë 89-61, raporton Gazeta10.
Mitrovicasit çerekun e parë e përmbyllën në favorin e tyre me rezultat 29-17.
“Xehtarët” dominuan edhe në çerekun e dytë, dhe e përfunduan pjesën e parë në të mirë të tyre, me shifrat 57-28.
Pjesëloja e tretë i takoi Prizrenit të cilët ishin më efikas dhe e përmbyllën këtë 10-minutësh me rezultat 18-22.
Perioda e fundit e duelit ishte sërish në favor të Trepçës të cilët e fituan këtë ndeshje me rezultat të përgjithshëm 89-61.
Ndeshjen e ardhshme Trepça e luan me skuadrën tjetër prizrenase Bashkimin, ndërsa Ponte Prizreni e ndeshet me Pejën. /Gazeta10/