Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça – Ylli, kryendeshja e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Gazeta10
27 January 2023 - 14:10

Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohet xhiroja e 20-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku pritet të zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante ndërmjet ekipeve në krye  dhe atyre në fund të tabelës.

Kryendeshja e kësaj xhiroje padyshim do të jetë ajo mes Trepçës dhe Ylli, e cila do të luhet të dielën në “Minatori” me fillim nga ora 19:00.

‘Xehtarët’ në shtëpi do të mundohen që të prishin serinë e 15 fitoreve rresht të kampionit në fuqi të Kosovës.

Ndeshje tjetër mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në palestrën “13 Qershori”, ku Bashkimi do të jetë nikoqir i Pejës.

Të dyja këto skuadra në xhiron e kaluar pësuan humbje dhe në këtë ballafaqim synojnë rikthimin te fitoret.

Prishtina në këtë raund pritet të ketë një sfidë të lehtë në letër, ku në palestrën “Mizahir Isma” do të përballet me ekipin e fundit në tabelë, Rahovecin.

Përballja e fundit që do të zhvillohet këtë fundjave në elitën e basketbollit kosovar do të jetë ajo mes Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit.

Të dyja këto skuadrat synojnë fitoren për t’iu shmangur zonës së Play-Outit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.