
Tri grupet parlamentare në Kuvendin e Serbisë Dveri, Zavetnik dhe NADA kanë formuar një koalicion të përbashkët, që do të shërbejë për mbrojtjen e Kosovës, transmeton Gazeta10.
Ata kanë deklaruar se “koalicioni” përbëhet nga 31 deputetë me 14 për qind të votave nga zgjedhjet e prillit në Serbi. Prijësi i kësaj force politike parlamentare, Boshko Obradoviq vlerësoi se koalicioni është një “forcë e re politike”.
Ai shtoi se grupet parlamentare janë mbledhur edhe rreth qëndrimit se Serbia nuk duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, raporton Kossev.
“Si mund të mendojë dikush për vendosjen e sanksioneve ndaj një partneri strategjik dhe garantues të ruajtjes së Kosovës si pjesë e Serbisë?”, pyeti Obradoviq./Gazeta10.