
Njëri nga klubet më me traditë në futbollin kosovar, KF Besa, është pranë shuarjes si klub, raporton Gazeta10.
Tri herë kampioni i elitës së futbollit kosovar duket se nuk do ti fillojë fare garat në Ligën e Dytë të Kosovës.
Pejanët kanë probleme me organizimin e klubit dhe si pasojë e kësaj ky klub është shumë pranë shuarjes.
Besa pritet të tërhiqet nga garat, derisa klubi të riorganizohet e të fillojë gjithçka nga zero.
Vendin e Besës në Ligën e Dytë, pritet ta zë një skuadër nga Liga e Tretë e Kosovës.
Besa është klubi i dytë më i trofeshëm në historinë e futbollit kosovar, ku tre herë ka fituar Superligën e Kosovës, ndërsa tre herë të tjera ka fituar Kupën e Kosovës. /Gazeta10/