Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tri maqedonase shpëtohen nga mbytja në Golem, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Gazeta10
20 August 2023 - 8:18

Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut, kanë rrezikuar të mbyten pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Golemit.

Të tria, kanë arritur të shpëtojnë pasi u është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, si dhe roja bregdetare dhe zyrtarët policorë të Kavajës, qe ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Maqedonaset janë dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

Ndërsa raportohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, kurse njëra është jashtë rrezikut të jetës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.