Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tri raste të dhunës në familje për një ditë në Gjakovë

Gazeta10
06 March 2025 - 8:53

Brenda 24 orëve, në rajonin e Gjakovës u raportua për tri raste të dhunës në familje.

Të arrestuar janë katër persona, tre burra dhe një grua.

Rastet e dhunës në familje i gjeni më poshtë:

Rahovec – Raportohet se ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga kunata e saj, me probleme psikike. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë – Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tyre. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.