Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trim Syla zgjedh kryetari i të rinjeve të PDK-së në Prishtinë

Gazeta10
15 January 2023 - 18:25

Trim Syla do të jetë kryetar i të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, i cili tha se partia që ai drejton është për t’i dhënë zë rinisë.

“Prezenca e tyre e madhe dëshmoi se platforma e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i dhënë rinisë zë, hapësirë dhe përgjegjësi në vendimmarrje ka nxitur vullnetin dhe aktivizimin e tyre”.

”Në një garë fer dhe demokratike, delegatët e Rinisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet zgjodhën Kryetar në këtë mandat, aktivistin shumëvjeçar, Trim Sylën”.

“PDK do të vazhdojë të jetë adresa kryesore politike në vend e cila do t’i ofrojë gjithmonë rinisë rolin kryesor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.