Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump emëron Jared Isaacman kreun e ri të NASA-s, bashkëpunëtorin e ngushtë të Elon Musk

Gazeta10
05 December 2024 - 7:51

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nominuar Jared Isaacman për të drejtuar Administratën e Aeronautikës dhe Hapësirës, e njohur ndryshe si NASA-n.

41-vjeçari është një astronaut privat, miliarder dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Elon Musk. Isaacman ka fluturuar në hapësirë ​​dy herë në misione të rregulluara nga programi i tij Polaris.

“Jared do të drejtojë misionin e NASA-s për zbulim dhe frymëzim, duke i hapur rrugën arritjeve novatore në shkencën, teknologjinë dhe eksplorimin e Hapësirës”, tha Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.