
Pavarësisht kundërshtimeve të shprehura nga zyrtarët e lartë republikanët, ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është i gatshëm të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2024.
Sipas medieve amerikane, njoftimi madh i Trumpit, do të bëhet në orën 21:oo në Florida ( me orën shqiptare e mërkurë ora 03:00).
Trump do të shpallë kandidaturën në rezidencën e tij luksoze në Mar-a-Lago. Ndërsa mësohet se ka ftuar rreth 1000m persona , përfshirë miqtë dhe të afërmit e Dpnal Trumpit.
Të pranishëm do të jenë figura të rëndësishme politike, por edhe gazetarë. Në fjalën e tij, Trump pritet t’i referohet qëllimeve të politikës së tij.