Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump për sulmet e Indisë në Pakistan: Shpresoj vetëm të përfundojnë shpejt

Gazeta10
06 May 2025 - 23:53

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është pyetur në lidhje me sulmet me raketa të Indisë në territorin e kontrolluar nga Pakistani.

“Sapo dëgjuam për këtë. Është për të ardhur keq”, u tha Trump gazetarëve, shkruan The Guardian.

Ai tha se “njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte bazuar në të kaluarën”, sepse të dyja palët kanë luftuar “për shumë dekada dhe shekuj”.

“Shpresoj vetëm të përfundojë shumë shpejt,” shtoi Trump.

Ditë më parë, Trump deklaroi se India dhe Pakistani do të zgjidhin tensionet

“Do ta zgjidhin në një mënyrë ose në një tjetër”, ishte shprehur ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.