Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tsipras pranon humbjen, uron në telefon Mitsotakisin

Gazeta10
21 May 2023 - 23:26

Lideri i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, përmes një telefonate ka uruar liderin e Demokracisë së Re, Kyrikos Mitsotakis për fitoren e partisë së tij në zgjedhje.

Pavarësisht humbjes dërrmuese të rezultateve të shënuara për partinë e tij, Tsipras u prit me duartrokitje nga mbështetësit e SYRIZA-s të mbledhur në selinë e partisë.

Kur janë numëruar 71% të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka marrë 40,83%, ndërsa SYRIZA 20,7%.

Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11.82%, e ndjekur nga KKE me 7.09% dhe Zgjidhja Helenike me 4.5%.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.