
Më 15 dhe 16 shtator do të organizohet turne i streetbollit në qendër të Prishtinës, transmeton Gazeta10.
Në këtë turne do të jenë garat për seniorët, konkurrencën e femrave, fëmijët dhe për persona me aftësi të kufizuara.
Ky turne organizohet nga organizata “Sport4all”, i mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.
Ceremonia hapëse e këtij turneu do të jetë të enjten me fillim nga ora 18:00.
Në ditën e parë do të garojnë juniorët, femrat, si dhe ndeshjet e para në kategorinë e seniorëve, kurse në ditën e dytë do të garojnë, pionierët , katedët , juniorët, personat me aftësi të veçanta, finalja e femrave dhe në fund finalja e meshkujve. /Gazeta10/