Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme pas tërmetit, Erdogan: Mbi 900 persona kanë vdekur

Gazeta10
06 February 2023 - 11:33

Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që u mori jetën të paktën 900 personave ndërsa la të plagosur mbi 6 mijë të tjerë.

Mësohet se janë pezulluar për të paktën një javë shkollat, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Për fat të keq, parashikohet që numri i viktimave dhe të plagosurve të rritet, ndërsa ende ka qytetarë nën rrënoja.

Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka thënë se 912 persona kanë vdekur dhe 5 mijë e 383 janë lënduar si pasojë e tërmetit të sotëm, raporton BBC.

Ai shtoi se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.