Gazeta10

U bënë 24 vite prej kur Demaçi kishte marrë detyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me një status në faqen e tij në Facebook ka shkruajtur për Adem Demaçin, të cili e njohi si prijësin më të denjë, idealist e të pakompromis, raporton Gazeta 10.

Adem Demaçi 24 vite më parë kishte marr detyrën e përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai ishte prijësi ynë më i denjë, më i drejti, idealisti i pakompromis, më i guximshmi e më largpamësi ndër ne, i panënshtrueshëm, lirinë e deshi më shumë se çdo gjë tjetër:

”Kam ecur lirshëm, sepse kam dashur të jem i lirë, unë nuk mund ta pranoja që të jetoja si një mi në një vrimë, për sa kohë që unë jetoj dua të jetoj si një luan. Kur më duhet të vdes, do të vdes”, ky ishte baca Adem. Në rrugën tonë drejt të ardhmes, në ndërtimin e Republikës, në forcimin e ushtrisë sonë, nuk kemi se si të ecim nëse bacën Adem nuk e kemi me vete” ka shkruar ai.

Sipas ministrit, Sllogani “Rroftë Shqipëria, nëna jonë” i shkruar në secilin qytet të Kosovës më 12 prill 1964, është destinacioni që synonte baca Adem. Ai, UÇK-ja, Kosova, liria dhe Shqipëria, do të mbeten përjetësisht të pandarë nga njëri-tjetri”. / Gazeta10.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)