Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U filmua duke marrë drogë në objektin e komunës së Leposaviqit, suspendohet polici

Gazeta10
31 January 2024 - 22:54

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës është suspenduar një polic që vie nga radhët e komunitetit serb.

Kjo pasi që i njëjti është parë duke konsumuar substancë narkotike në objektin e komunës së Leposaviqit, në disa pamje që i ka publikuar Nacionale.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë filluar një hetim pas publikimit të video-incizimeve të reja në medie në bazë të të cilave dyshohet se zyrtarë të komunës së Leposaviqit kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës. Hetimi i IPK-së ka filluar bazuar në dyshimet se në këto pamje tashmë të publikuara mund të jetë i përfshirë si i dyshuar edhe një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK po ashtu ka bërë të ditur se ka intervistuar policin me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Në kuadër te hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.