Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

U largua nga FC Shkupi, sulmuesi Danfa pritet të nënshkruajë me Ballkanin

Gazeta10
07 September 2023 - 13:39

Skuadra e Ballkanit është afër transferimit të një futbollisti tjetër nga kampionati i Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për sulmuesin, Mamadou Danfa që është pjesë e FC Shkupit.

Sipas informacioneve jo zyrtare që arrin të mësoj “Telegrafi”, Danfa ka arritur marrëveshje me Ballkanin dhe do të jetë përforcimi i ri i kampionëve të Kosovës.

22-vjeçari erdhi verën e vitit të kaluar te Shkupi, ku me ekipin nga Çairi regjistron 33 paraqitje, katër gola dhe katër asistime në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Danfa para se të transferohet te Shkupi, ka luajtur në Ukrainë me skuadrën Kolos Kovalivka, ndërsa para saj ishte pjesë e Casa Sports në vendlindjen e tij në Senegal.

Kujtojmë se ky do të jetë futbollisti i dytë për Ballkanin që transferohet nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, pasi në këtë merkato, Ballkanit iu bashkua edhe algjeriani, Walid Hamidi që së fundmi kishte luajtur për Shkupin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.