Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U lëndua një grua, Prokuroria nis hetimet për rënien e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

Gazeta10
18 January 2024 - 16:33

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me rastin ku ra një pjesë e kulmit të Komunës së Re të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj. E njëjta ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendngjarje me njësitet relevante ku janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’.Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, tha Ulaj për Gazeta10.

Nga rënia e kulmit, një grua ka mbetur e lënduar, derisa nga Emergjenca për Gazeta10 thanë se është jashtë rrezikut për jetën.

“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore. Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore. Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror”, tha për gazeta10 zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.