
Një vajzë ne Fushë Kosovë është raportuar e zhdukur për disa ditë dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Sipas raportit policor viktima pasi ishte shpallur si e zhdukur ajo dyshohet se është dhunuar nga një burrë, lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 21.05.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’. Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.