Gazeta10

U revoltua se shkolla po ndërtohet në pronën e tij, Përparim Rama e pret qytetarin në zyrën e tij

Qytetari i lagjes Kalabria, Refik Rafuna, dje u ankua se shkolla që po ndërtohet, projekt ky i Komunës së Prishtinës, është duke u ndërtuar në pronën e tij.

Ai në prezencë të mediave, dhe kryetarit Rama, me ton të lartë kërkoi që punimet të ndalohen, raporton lajmi.net.

Ndërsa sot, në mëngjes, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur në zyrën e tij qytetarin që u ankua dje.

Përparim Rama thotë se pronat janë në emër të Kryeqytetit, ndërsa Rafuna thotë se kjo do të zgjidhet në një kontest gjyqësor.

Postimi i plotë:

Dje gjatë vendosjes së gurthemelit të shkollës së re në lagjen “Kalabria”, qytetari Refik Rafuna, erdhi në lokacionin e ndërtimit me pretendimet se një pjesë e tokës ku po ndërtohet shkolla është në pronësi të tij. Unë i premtova z. Rafuna se do ta pres në takim për të shpjeguar rastin, dhe atë e bëra sot në mëngjes.

Gjatë takimit i shpjegova z. Rafuna se pronat në të cilat ka filluar ndërtimi i shkollës së re në Lagjen Kalabria janë të regjistruara në emër të Kryeqytetit. Po ashtu, sipas të gjitha planeve rregullative deri më sot, ky lokacion me pronat përkatëse ka qenë i destinuar për objekt shkollor për të plotësuar nevojat e banorëve të Lagjes Kalabria.

E informova se janë një numër i procedurave ligjore nëpër të cilat kalojnë projektet për të ardhur deri te ndërtimi, dhe kjo shkollë ka kaluar nëpër të gjitha këto procedura.

Rafuna na informoi se rasti është në procedurë gjyqësore për pretendimet e tij rreth një pjese të kësaj prone dhe që kërkesa e tij ishte që të ndalen punimet. Kryeqyteti nuk i mohon askujt të drejtën e ushtrimit të ankesës apo inicimit të rastit gjyqësor, por derisa nuk ka vendim gjyqësor për vendosjen e masës së përkohshme (e cila i është refuzuar palës) puna në ndërtimin e shkollës në lagjen “Kalabria” po vazhdon sipas planit pasi Kryeqyteti ka kryer të gjitha procedurat për ndërtimin e shkollës në atë lokacion në pajtim me planin rregullues.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë