
Ka vdekur një person në Gjakovë pasi është rrokullisur me traktor. Sipas njoftimit të Policisë, viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Orize, Gjakovë 27.10.2023 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.