
E atëhere kur të gjithë mendonim se mes çiftit Getinjo dhe Vivien gjithçka po shkonte mirë, një lajm mbi ndarjen e tyre po qarkullon në media, shkruan Gazeta10.
Ҫifti u njohën brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova dhe vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë saj. Udhëtonin bashkë, postonin foto të dy ku nuk mungonin as dedikimet për njëri-tjetrin, madje në disa lajme u tha edhe se Vivi është në pritje të ëmbël.
Por, si duket romanca e tyre nuk i’a doli të funksionojë më, burimet bëjnë me dije se çifti i ka dhënë fund romancës së tyre.
Për të përforcuar këto lajme edhe në llogaritë e tyre në Instagram vumë re se si Vivi dhe Geti kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin, madje nuk ndiqen më as në këtë rrjet social.
Epo, të gjithë e dini që një “unfollow” ditën e sotme do të thotë shumë.
Ndërkohë, lidhur me lajmet se Vivi ishte në pritje të ëmbël asnjëri nga të zotët e punës nuk reagoi dhe ngelën thjesht thashetheme koridoresh./Gazeta10